City e shkatërron Burnleyn, Mahrez shënon het-trik

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Manchester City e ka mundur me rezultat 5-0 Burnley për t’u ngjallur pak në Premier Ligë pas një fillimi tepër të dobët të kampionatit. Riyad Mahrez ka shënuar het-trik në këtë ndeshje derisa nga një gol e shënuan Mendy e Feran Torres

Manchester City e ka deklasuar me rezultat 5-0 skuadrën e Burnley për t’u kthyer kështu gradualisht rezultateve pozitive, pas humbjes 2-0 ndaj Tottenhamit.

Mahrez shkëlqeu në këtë ndeshje dhe ishte pikërisht ai që shënoi dy golat e parë. Fillimisht ai shënoi në minutën e 6 kurse rezultatin e dyfishoi në minutën e 22-të.

Benjamin Mendy do të shënonte golin e tretë për City në pjesën e parë në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë do të ishte po ashtu mjaft aktive për City dhe erdhi të goli i pestë në minutën e 67-të por kësaj radhe do të shënonte Ferran Torres.

Dy minuta më vonë, Mahrez do ta kompletonte het-trikun pasi që do të shënonte golin e pestë në minutën e 69-të.

Kjo fitore e ngrit Manchester Cityn në 15 pikë pas nëntë xhirove të zhvilluara, derisa Burnley vazhdon të mbetet në pozitën e 17-të me vetëm pesë pikë nga nëntë ndeshje të zhvilluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme