Manchester City llogarit në qëndrimin e sulmuesit argjentinas Sergio Agueros, edhe nëse mbetet në fuqi suspendimi i Cityt nga Liga e Kampionëve, shkruan “Evening Standard” të hënën.
Sulmuesi argjentinas është në mesin e atyre që është llogaritur se mund të largohen nëse mbetet në fuqi pezullimi dyvjeçar i Cityt nga kupat evropiane.
Mirëpo, te City po llogarisin se rekordmeni i golave do të qëndrojë.
Aguero 31-vjeçar këtë stinor ka realizuar 23 gola dhe asistuar tre tjerë në 30 ndeshje në të gjitha garat.