Ekonomia Online
FUNDIT

City nuk do të blejë sulmues në janar

City nuk do të blejë sulmues në janar

Pep Guardiola nuk pret që Manchester City të transferojë një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit. Strategu spanjoll e ka të qartë se skuadra e tij vazhdon të ketë probleme në fazën e sulmit, megjithatë problem dëshiron ta zgjidhë me lojtarët që i ka brenda. Gabriel Jesus pritet të kthehet për takimin çerekfinal […]

Pep Guardiola nuk pret që Manchester City të transferojë një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit.

Strategu spanjoll e ka të qartë se skuadra e tij vazhdon të ketë probleme në fazën e sulmit, megjithatë problem dëshiron ta zgjidhë me lojtarët që i ka brenda.

Gabriel Jesus pritet të kthehet për takimin çerekfinal të Carabao Cup kundër Arsenalit, derisa Sergio Aguero është duke pasur probleme me kondicion.

Kur është pyetur nga gazetarët se a mund të ndodhë ndonjë transferimin i ri në afatin dimëror, trajneri ka mohuar.

“Jo, nuk besoj, sepse situata ekonomike në gjithë botën është e këtillë. Të gjitha klubet kanë vështirësi – as ne nuk bëjmë përjashtim”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp.

Të ngjashme