E ardhmja e mbrojtësit të Real Madridit ende nuk është zgjidhur
Mediat angleze thonë se City po shikon që të transferojë një mbrojtës me përvojë në mbrojtjen e tyre.
Sipas ESPN, Manchester City pritet që t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare, me kushte shumë të mira financiare.
Kampionët e Premier Ligës shpresojnë që të sigurojnë shërbimet e 35 vjeçarit nëse ai nuk arrin ndonjë marrëveshje rinovimi me skuadrën nga Santiago Bernabeu.
Kontrata e tanishme e Ramos në Madrid pritet që të skadojë në fund të qershorit dhe ai sapo ka refuzuar një rinovim një vjeçar të ofruar nga skuadra e Los Blancos.