Roma i bën ofertë zyrtare Ramosit

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Sipas Sportmediaset, Roma i ka ofruar Sergio Ramosit një marrëveshje prej 7.5 milionë euro në vit, por ylli i Real Madridit i ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar ofertën e tyre.

35-vjeçari përfundimisht do të largohet nga Real Madridi pasi që kontrata e tij me gjigantët e La Ligas skadon në fund të këtij muaji.

Ai ka qenë i lidhur me një numër të madh të klubeve evropiane dhe sipas Sportmediaset, Roma është njëra nga të parat që i ka bërë ofertë qendërmbrojtësit spanjoll.

Gjallorosët raportohet se i kanë ofruar Ramosit një marrëveshje dy vjeçare me 7.5 milionë euro në vit, rreth 12 milionë më pak sesa që merrte në Real Madrid.

Ramos ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar ofertën e Romës. Spanjolli raportohet se ka tërhequr interesimin nga PSG, Manchester United dhe Sevilla, edhe pse ai e ka larguar si mundësi rikthimin te ish-klubi i tij.

Ramos ka luajtur 137 ndeshje nën drejtimin e Jose Mourinhos te Real Madridi dhe munnd të ribashkohet me të në kryeqytetin italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme