Manchester City është në bisedime me Real Madridin për transferimin e talentit spanjoll, Brahim Diaz. Lajmin e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit.
Skuadra spanjolle ka ofruar 10 milionë euro për Diaz, por që City nuk e ka pranuar ofertën pasi kërkon dyfishin e kësaj vlere.
Talenti 19 vjeçar ka kontratë me skuadrën e Guardiolës deri me 30 qershor të vitit të ardhshë, dhe se City dëshiron që mos t’i ikë si lojtar i lirë.
Diaz ka oferta edhe nga skuadra të tjera spanjolle, por që preferon kalimin te Real Madridi./Indeksonline/