Shqipëria miraton marrëveshjen për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme