“Çka bon i forti i ligi çuditet”, gastronomët i reagojnë Osmanit dhe Kurtit

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

“Çka bon i forti i ligi çuditet”.

Kështu, drejtuesi i Sindikatës së Gastronomeëve, Petrit Kllokoqi i është përgjigjur presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Osmani & Kurti, kanë marrë pjesë në një ngjarje. Por, sipas Kllokoqit kjo i ka thyer rregullat anti-COVID të vendosura nga vetë Qeveria.

“4 veta ne tavolinë , 50% e kapacitetit”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Qeveria e Kosovës ka vendosur për masa të reja anti-COVID.

Masat e reja e lejojnë aktivitetin  gastronom deri në ora 23:00.

Por, janë vendosur disa kufizime si; ndalja e muzikës në ora 21:30, vetëm 50 për qind e kapacitet në lokal dhe jo më shumë se katër persona në tavolinë.

Këto cenzura gastronomët i kundërshtuan.

Madje, të dielën ata edhe protestuan.

Përzgjodhën që protestën ta zhvillojnë përmes makinave.


Të ngjashme