Çka dëshmuan dy ekspertet në Hagë?

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Dy ishin dëshmitaret e avokatit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e Dhomave të Specializuara të Hagës, dëshmuan dyjat së bashku.

Fjala është për ekspertet mjeko-ligjore Karin Duhne-Prinsen dhe Catherine Nicola Black.

Të dyja, u morën në pyetje nga avokati i viktimave, prokurorët dhe avokatët e krerëve të UÇK-së.

Megjithatë, sfidimi më i madh për të dyja, ishte natyrshëm, nga mbrojtja e krerëve të UÇK-së.

Duke u intervistuar nga avokat i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ekspertja Nicola Black, deklaroi se konstatitmet e tyre dhe raporti që e kanë hartuar, janë bazuar vetëm në deklaratat e viktimave gjatë procesit. Ajo e ka pranuar se nuk e kanë bërë ndonjë ekzaminim të këtyre deklaratave.

“Ne nuk i kemi ekzaminuar asnjë prej personave. Kjo është e vërtetë”, tha Black gjatë dëshmisë së saj ditën e djeshme.

Ekspertja mjeko-ligjore tha se nuk mund të flasin për këto viktima nga ana shëndetësore, pasi raporti i tyre është bazuar veç në deklaratat që kanë dhënë.

“Unë nuk mund të flas për këta persona nga pikëpamja mjekësore apo shëndetësore e tyre, por mund të shtoj këtë: dokumentet që përdorëm ne për të marrë informacionin, nuk ishin dokumente të përgatitura posaçërisht për gjendjen e tyre shëndetësore. Intervistat nuk ishin për gjendjen e tyre shëndetësore”, tha Black më tutje.

Ekspertja tjetër Duhne-Prinsen e konfirmoi se ia kanë bërë të ditur edhe mbrojtësit të viktimave se ato nuk kanë asnjë mundësi të tregojnë për lidhjen mes demit që e kanë pësuar këto viktima të pretenduara, dhe krimeve që përfshihen në aktakuzë.

Pra, bazuar në dëshmitë e tyre, nuk kishte asnjë vërtetim mes krimeve për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së, dhe pasojave që kanë pasur ato viktima.

Dëshmia e tyre vazhdoi edhe ditën e sotme.

Duke u marrë në pyetje nga avokati i Jakup Krasniqit, ekspertja Duhne-Prinsen tha se praktika e njeh edhe mundësinë që simptomat të zmardhohen për arsye të ndryshme personale, politike apo për azil.

“Mund të jetë njëra prej arsyeve”, tha ajo.

Ditën e sotme përfundoi edhe dëshmia e dy eksperteve.

Seanca e radhës do të mbahet më 22 korrik.

Mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë bërë të ditur se do të dërgojnë prova e dëshmitarë, kurse Rexhep Selimi e Kadri Veseli jo.

Të ngjashme