Të pasurit qerpikë perfektë, të gjatë, të plotë, është ndoshta një nga arritjet më të lakmuara të grave.
Dhe për të arritur këtë qëllim, shumë prej nesh harxhojnë një sasi të konsiderueshme kohe, duke i grimuar për t’i bërë të duken sa më bukur.
Në të vërtetë nuk është befasi, një numër në rritje i grave po zgjedhin një mundësi më të përhershme për përmirësimin e qerpikëve që nuk kërkon këtë nivel të përkushtimit. Pra, bëhet fjalë për vendosjen e qerpikëve fallso.
Megjithatë edhe kjo metodë nuk është aq e thjeshtë sa mendohet, sepse duhet cilesia, profesionalizmi i duhur për të arritur rezultat të mirë dhe të shkaktojë sa më pak dëm tek personi që i mban.
Stilistja profesioniste Charlotte, jep disa informacione që duhet t’i dijë çdo vajzë apo grua përpara se të vendosë qerpikë.
1. Duhen diku midis një dhe tre orë për të aplikuar zgjatime të qerpikëve, kështu që përgatituni!
2. Qerpikët profesionalë mund të zgjasin deri në gjashtë javë.
3. Qerpikët do të bien gradualisht një nga një.
4. Jo të gjitha vajzat që vënë qerpikë janë të njëjta, sytë e ndjeshëm mund të irritohen, kështu që bisedoni me stilistin tuaj për alergjitë dhe ndjeshmëritë që keni përpara procesit të vënies së qerpikëve.
5. Ju mund të kërkoni një provë të vogël para aplikimit.
6. Ju nuk mund të përdorni kremra ose produkte vajorë afër qerpikëve, sepse shkatërrojnë materialin ngjitës të tyre…
7. Qerpikët tuaj natyralë mund të trajtojnë vetëm një peshë të caktuar, kështu që më të mëdhenjtë nuk janë gjithmonë më të mirët.
8. Zgjatimet fallso nuk do të dëmtojnë qerpikët tuaj natyralë kur aplikohen në mënyrë korrekte me produktet e duhura, nga duart e një profesionisti (një punë e lirë në një sallon jo profesionist nga ana tjetër, mund të shkatërrojë potencialisht qerpikët tuaj dhe të shkaktojë infeksione, kështu që mos rrezikoni).
9. Disa sallone përdorin flokët e kafshëve si shtesa, por ekzistojnë edhe opsione të flokëve mëndafshi dhe sintetikë, nëse jeni vegan, kështu që gjithmonë pyesni sallonin se cilat janë opsionet e tyre.
10. Stilimi i duhur mund t’i bëjë sytë tuaj të duken më të mëdhenj dhe të kenë një efekt dramatik në pamjen tuaj të përgjithshme.
11. Mos e lani fytyrën natën e parë.
12. Sytë tuaj janë mbyllur gjatë gjithë procedurës, por mund të ndodhë që shpesh t’ju zërë gjumi!
13. Rimeli është i ndaluar në zgjatjet e qerpikëve, pasi mund t’i dëmtojë ato.
14. Ju mund të duhet të rregulloni pozicionin tuaj të gjumit pasi qerpikët fallso mund të ngatërrohen nëpër jastëk.
15. Higjiena është faktori më i rëndësishëm në një sallon për të shmangur një infeksion; kështu që sigurohuni të kontrolloni që të gjitha mjetet e sallonit janë sterile.
16. Zgjatjet e qerpikëve mund të krijojnë varësi. Sapo të zgjoheni me qerpikë të plotë, nuk do të doni kurrë të ktheheni përsëri tek rimeli, shkruan përnënat.al, transmeton Klan Kosova.