Shumica e grave preferojnë të paguajnë në takimin e parë

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 00:05 | Nga Ekonomia Online

Të paguarit në një takim mund të jetë hutuese falë stereotipeve gjinore, dallimit në pagë dhe hutisë së përgjithshme për peizazhin e takimeve tash në vitin 2018.

Sidoqoftë, një studim i ri ka zbuluar që gjithnjë e më shumë njerëz po i braktisin rolet e dala kohe, posaçërisht kur vjen te zgjedhja se kush duhet ta paguajë faturën.

Një studim i ri nga Badoo – një aplikacion takimesh që ka më shumë se 390 milionë përdorues në botë – ka zbuluar që 65% e grave preferojnë që të paguajnë në takimin e parë.

Pasi që anketuan mbi dy mijë britanike mes moshave 18-30, Badoo zbuloi se më shumë se gjysma prej tyre preferonin që ta kryenin vetë punën e faturës.

Për më tepër, anketimi gjeti që 74% e britanikeve që e përdorin këtë aplikacion, e ndërmarrin vetë hapin e parë, dhe e fillojnë muhabetin me të pëlqyerit e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme