Çka duhet vizituar në anën aziatike të Stambollit?

Stamboll | 03 Shk 2017 | 22:06 | Nga

A ia vlen të vizitosh anën aziatike të Stambollit? Po, ia vlen. Sidomos nëse je në Stamboll për disa ditë, dhe ke parë pjesët historike në anën evropiane të Stambollit.

Ana aziatike ofron një pamje të Stambollit që as banorët e atij vendi nuk e kanë parë në Sultanahmet apo në Taksim. Mënyra më e mirë për të filluar duke eksploruar Stambollin është duke shkuar me anije nga Kadikoy. Këto janë pikat më të preferuar që ja vlen të paguash për të vizituar vende të ndryshme të Stambollit.

Nëse ndodh të jeni në qytet ditën e martë apo ditën e premte, i famshmi Pazari i të Martës është një vend i mrekullueshëm për një aventurë në tregun lokal. Duke filluar nga viti 1969, ky treg në Kadkoy ishte streha për shumë blerësit e vendit. Natyrisht filloi duke u rritur qyteti dhe popullsia. Përfundimisht në vitin 2008 u zhvendosen nga vendi tradicional në Altiyol në një zonë 40 000 metra katrorë me 4 000 tezga dhe parking të makinave në Fikirtepe.

Disa nga vendasit ende kanë mall për tregun historik, pavarësisht trafikut të dendur që është krijuar. Ata thonë se tregu i ri nuk e ka ambientin e njëjtë. Por ka edhe nga ata që janë më të vërtet të lumtur me vendin e ri të gjerë.

Ju mund të merrni një taksi në vendin e tregut e cila është 3 km larg nga anija. Përndryshe ju mund të shkoni me autobusë 8A nga Kadikoy dhe të zbritni në Madira Caddesi apo në stacionin S. Er Bulent Altinsoy. Po ashtu mund të ecni në këmbë, por mos harroni se është shumë përpjetë në të shumtën  e kohës.

moda - istanbul

Moda – Stamboll

Më duket se kam një marrëdhënie mes dashurisë dhe urrejtjes me këtë anën Aziatike. Ndryshe nga njerëzit tjerë, nuk mendoj që është aq spektakolare, por kur je në anën aziatike (pasi ta kemi vizituar tregun) nuk mund te mos ndalem për në çaj apo për një kafe në Moda përderisa jam duke e shikuar detin e Marmares. Mundë të ecni deri tek Moda, port e marrësh një tramvaj është më e përshtatshme – zbritja bëhet në nënstacionin Moda.

Vendi që gjithmonë shkojë është në një kafene / restorant në molin e Modes (Moda Iskele). Mund të thoni se vendi ka pasur shume lëvdata në të kaluarën, por prapë mbetet një vend i ngrohtë për t’u relaksuar dhe për të shijuar pamjen nga deti.

Pas Modës, në jug perëndim të Kadikoy, ju do të gjeni Marinën e Kalamis dhe Fenerbahçen. Me një kapacitet të kombinuar prej 1 120 anijesh, është marina më e madhe në Turqi. Ju duhet të paguani për të vizituar vendin, mund te ecni në të njëjtën kohë me detin nga Moda krejt kohën deri të arrini në stadiumin e futbollit Fenerbahçe. Përndryshe ju mundë të merrni një taksi apo me kombi që shkon prej Kadikoy deri në Bostanci. Në këtë rast, zbret 250 metra larg stadiumit të futbollit Fenerbahçe. Sido që të jetë, në anën e djathtë nisu drejt rrugës Kokdere e cila lidhet me rrugën Minur Nurettin Selçuk përafërsisht 100 metra më tej. Pasi ta kaloni parkun Kalamis në të djathtën tënde, do të arrini Marinen.

Pasi të vazhdoni të ecni në të njëjtin drejtim ju nuk do të jeni në gjendje ta shihni detin për një kohë, por nuk është diçka për tu frikësuar. Pasi ta kaloni Kioskën historike Kalamas në të djathtën tënde, do të arrini në rrugën Fener Kalamis. Vazhdo në atë rrugë deri të arrini në parkun Fenerbahçe. Ky park ka disa lloje të kafeve, në një mjedis të gjelbër me pamje nga deti Marmara.

badad caddesi

Bagdat Caddesi

Nëse merrni një minibus të verdhë nga Kadikoy deri në Bostanci (rruga bregdetare) ju mund të shikoni pjesën më të vlefshme të rrethit juglindorë në bregdetin e Kadikoy. Rruga që ju merrni shkon paralel me detin. Kur të arrini në Bostanci, shiko për vendin e famshëm Bagdat Caddesi dhe prapë fillo rrugën mbrapa për në Kadikoy.

Zona që sot rrethon rrugën Bagdat është zonë banimi për klasat e larta. Rruga është e njohur  për dyqanet luksoze me brendet e njohura botërore si dhe vendore, qendra tregtare, restorante me kuzhinë vendore dhe internacionale, kafe dhe bare. Atmosfera është shumë e mirë dhe gati të gjitha dyqanet janë të hapura çdo ditë të javës – përfshirë edhe të dielën pasdite. Kjo rrugë njëkahëshe është 6 km nga Bostanci në Kiziltoprak, gati paralel me vijën bregdetare të detit të Marmaras. Në rast se ju lodheni (duke bërë pazar) vetëm hipni në kombi-bus dhe kaloni në Kadikoy.

Haydarpaşa

Nëse ju hipni në traget për Kadikoy, atëherë ju do ta shihni portin e e Haydarpases si dhe stacionin e trenit të Haydarpases. E para është një nga terminalet kryesore të Turqisë, përderisa e dyta është ndërtesë në stilin e Neo-Renesancës e ndërtuar në vitin 1908 si terminal hekurudhor që shërben për udhëtime Stamboll-Baghdad dhe Stamboll-Demascus-Medina.

Veriu i Kadikoy

Kur të zbrisni nga targeti në Kadikoy, në rrugën e parë kryesore ju do të dilni në Haydarpass Rihtim Caddesi. Duke ecur, kthehuni majtas. Në një pikë, rruga dy-kahëshe bëhet rrugë një-kahëshe dhe quhet rruga Tibbye Caddesi – dhe ju duhet të ecni në drejtimin e kundërt. Kjo është një rrugë më e gjerë dhe është shteg shumë i mirë që të ecni dhe të shihni Kadikoy si dhe të shihni ujërat nga një pikëpamje më e lartë.

Kur ju të arrini në pikën ku është spitali i Dr. Siyami Ersek është në anën e djathtë dhe kur Kampusi Haydarpasa i Universitetit Marmara është në anën e majtë tënden, merrni taksi poështë në anën e majtë në rrugën Burhan Felek. Rruga do të ju qojë në Harem ku terminali i autobusit Anatolian është i vendosur. Ju tani jeni në rrugën bregdetare e cila ju dërgon tek Uskudar dhe edhe më tej në Beykoz.

uskudar

Uskudar

Uskudar është një koloni greke e shekullit 7 para Krishtit, e njohur për molin e saj dhe të ndërtimit bizanin të Chalcdonis. Sot ajo përmbahet me më shumë se 52 rrethe. Gjatë Perandorisë Osmane Uskudar ishte një zonë e famshme Turke. Deshmi e së cilës janë shume xhami, fontana, burime, pallatet neper zona. Në mesin e atyre më të famshme janë Pallati Beylerbeyi, Xhamia Beylerbeyi, Xhamia Yeni Valide, Shtëpia Ostrorog, Rezidenc Edib Efendi, Kioska Hidiv dhe Fontana Amhet III në sheshin Uskudar. Mund të merrni një taksi për në Uskudar prej Kadikoy, apo ke mundësi te hipesh në një traget nga Eminonu apo Besiktas dhe të arrini sheshin Uskudar për 20 min.

Maiden Tower

Image result for maiden tower

Shënimet e para rreth Kullës datojnë që nga koha 410 para Krishtit.

E ndërtuar dhe e renovuar disa herë kulla Miden hapi dyert për herë të parë për publikun në vitin 2000. Sot ajo është e mbushur me kafene, restorante të kombinuara me një nga pamjet pa dyshim ndër më të bukurat. Në restorantë nuk ja vlen të shpenzosh, kështuqe te sugjerojë te shkosh atje vetëm për një pije.

Mund  të arrini në kullën Maiden me anije nga Uskudar Salacak. Duke filluar nga ora 12:30 është një anije që vjen cdo 15 min. ka poashtu anije që nisen nga Orakoy dhe Kabatas në anën Europiane. Për detaje më të hollësishme  shikoni faqen zyrtare të Kullës Maiden.

Të ngjashme