Beatrix la shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e kaluar pasi ishte në nominim me Einxhel dhe Donald.
Ajo ka shprehur frikë vazhdimisht për atë që e priste kur të linte shtëpinë, dhe merakun si ishte pritur lidhja e tyre në publik.
Kur po largohej nga shtëpia, Donaldi i dha disa këshilla. “Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha ai duke iu referuar vëllait binjak.
Ndërsa Beatrix nuk hezitoi ta puthte e ta përqafonte teksa me lot në sy u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Historia e tyre ka qenë më e përfolura e momentit pasi lindi brenda Big Brother VIP. Afrimiteti i tyre u vu re por lidhja nisi vetëm kur Semi, shoqja e ish të dashurës së Donaldit u eliminua.
Ndërsa u komentua gjatë se si Donaldi bëri shumë gjeste për Bora Zemanin, ai tha se do ia lërë atë histori të shkuarës dhe Beatrix ishte ajo që donte. Kjo i dha besim Trixës, me të cilën e shkëmbeu puthjen e parë kur u organizua një dasmë brenda shtëpisë dhe ata ishin nusja me dhëndrin.