A ishte Semi pengesa e lidhjes së Beatrix me Donaldin ?

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Donald dhe Beatrix do të mbahen përherë mend për historinë e dashurisë së tyre.

Nuk kishte shumë që Donaldi ishte takuar e puthur me Bora Zemanin duke lënë kështu pezull raportin mes tyre të cilin kishin për ta sqaruar posa Donaldi të dilte jashtë.

Pos Donaldit brenda shtëpisë Bora kishte edhe shoqen e saj të ngushtë Semin e cila rrinte shumë me aktorin.

Por me të hyrë Beatrix brenda BBV filloi të shfaqej tërheqja kimike mes saj dhe Donaldit ku pas daljes së Semit shpërthyen ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Publiku kishte aluduar se ishte Semi ajo që i kishte penguar Donaldin dhe Trixën t’i shprehnin ndjenjat, ndërkohë sot në Fan Club, Trixa i tha të gjitha.

“Donaldin e njihja edhe me heret si figure, por nuk kam pasur ndonje mendim pozitiv ose negativ per te, kur jam futur ne shtepi njerezit qe jam afru me ta kane qene Semi dhe Donaldi me te cilet me shkonte me shume muhabeti, benim shaka, kuptonim njeri-tjetrin e gjera te tilla, dhe gjerat tani ndodhen. Semi javet e fundit vet nuk rrinte shume me Donaldin, pas daljes se saj banoret tjere filluan te na ngacmonim me shume sepse Semi nuk ishte dhe ngela vetem une me Donaldin dhe na kane ngacmuar gjithe kohes qe ishte shume e sikletshme”, u shpreh Trixa.

Ajo po ashtu e pranoi se e kishe në qejf Donaldin edhe para se ta ngacmonin banorët, në ato momente e kisha kuptuar qe e kisha njefare pelqimi”, u shpreh këngëtarja Ramosaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme