Twitter dhe Veriu. Identike janë situatat dhe scenariot. Si bineq me qenë. A pe kuptoni? Elon është djalë i mirë, edhe Albini s’është i keq. Mirë ju shkoi të dyve, derisa Musk e blejti Twitter e Kurti filloi avanturat me veri. $44 miliardë e ka ble Twitterin, para disa jave vetëm $13 miliardë ja kanë vlerësu. Në veri i kemi pasë institucionet funksionale me serbë të integruar, tash s’i kemi.
Elon e la Teslën, u zhvendos në Twitter HQ, i ra vlera gjigantit të makinave elektrike. Albini na harroi neve dhe ekonominë, vetëm me veri po merret, Kosovës i ka ra vlera dukshëm në arenën ndërkombëtare. Sikurse nuk mjaftoi, Elon e vendosi një taksë $8 në muaj për abonim me i nxjerr sadopak investimet, filluan me u largu njerëzit prej twitteri. Albini i dërgoi kryetarët shqiptarë pēr serbët me polici, njëri ende ska dalë prej ndërtese qe 5-6 javë, miqtë po largohen nga ne.
Musk, filloi me e kuptu që po gabon, iku nga Twitteri u kthy në Tesla. Edhe Kurti ka fillu me kuptu çka ka ba, tash Vjosën po e len më shumë me këto punë, edhe pse ai e ka nën kontrollë punën. Së fundmi, Elon s’u durua me ndejt anash, këto ditë vendosi me i bë disa ndryshime ne algoritmin e twitter, ngjashëm sikur facebook. Marku e krijoi një twitted të ri!
Cili mund të jetë mësimi? Fillimisht, “if you are in a shithole, stop digging”. Po, nëse e ke ba m*t dhe je në një kanalizim, mos vazhdo me gropu më shumë se vetëm fundosesh. Të gjithë bëjmë gabime, normal është. Edhe me qëllime më të mira me i pas, ne bëjmë gabime ne metodologji dhe veprime ndonjëhere. Elon bënë gabime, njeri është. Kurti po bënë shumë gabime me veri. Nuk ka kurrgjë të keqe me thënë “qitu gabova, po ndaloj”. Mos vazhdo me gropu n’kanalizim. Ashtu ka me ja ba Musk, jam i sigurt. E për Kurtin te shohim. Ai edhe mundet me vazhdu deri në fund, por qëllimin nuk ka me arritë me këto metoda.