Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas studimeve, thuhet se kafja nuk duhet konsumuar me stomakun bosh, ju duhet të konsumoni mëngjes më parë dhe më pas të pini kafe.
Çfarë ndodh kur pini kafe me stomakun bosh:
Rritet aciditeti i stomakut: stomaku përmban acid klorhidrik i cili balancon nivelin e aciditetit në stomak. Konsumimi i kafes esëll rrit nivelin e aciditetit në stomak, ju shkakton urth, sindromën e zorrës nervoze, ulcër etj.
Shkakton ankth:nëse konsumoni kafe në stomakun bosh do t’ju ulet aftësia e trurit për të përpunuar siç duhet nivelin e sero-tinës.
Sero-tina është hormoni që ju jep ndjesinë e qetësisë dhe lumturisë.
Ju dehidraton: kafja ka veti dehidratuese, prandaj edhe në rastet që konsumohet duhet të shoqërohet patjetër me ujë.
Shkakton probleme në stomak: kafja në stomakun bosh rrit shanset për t’u prekur nga sëmundjet e stomakut si ulcerat, urthi etj.