Çka ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Kosovë?

Zurich | 30 Maj 2018 | 11:41 | Nga

Mbrëmë, përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shkëlqyer në ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë duke fituar me rezultat 3-0. Lojtarët e Kosovës edhe pse të rinj në moshë dhe jo të eksperiencuar mirë në nivel ndërkombëtar, dëshmuan vullnet, angazhim dhe spektakël për të pranishmit në stadiumin Letzigrund, në Cyrih.

Kosova ka krijuar epërsi 2 me 0 me golat e bukur të Arbër Zenelit, para se super talenti Zhegrova të vjedhë mbrëmjen me një gol dhe akrobacione të ndryshme për të treguar shpirtin e lojës së bukur.

Pas ndeshjes lojtarët e Kosovës kanë qenë të lumtur, pasi që Kosova për herë të parë ka mposhtur një Kombëtare që konsiderohet serioze në futboll. Transformimi i Kosovës është i qartë, pasi që ekspertiza që sjellë Bernard Challandes në këtë përfaqësuese, dëshmon se ka lënë për të dëshiruar shumë stafi i kaluar në krye me Albert Bunjakun.

Kjo ngritje e Kosovës, kur përfundoi ndeshja, nuk është pritur mirë nga ana e Kombëtarës së Shqipërisë, sipas informacione që ka pranuar Insporti, me përjashtim të Mërgim Mavrajt, lojtarët e përfaqësueses së Kosovës nuk kanë pranuar urata nga kolegët e tyre që i patën rival në fushë.

Arsyet ende nuk dihen se pse ka qenë ky largim i “ftohtë” nga lojtarët e Shqipërisë, madje ata as që u kanë folur futbollistëve të Kosovës pasi ka përfunduar ndeshja.

https://www.instagram.com/p/BjX9xI4HxRZ/?taken-by=milotrashica7

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme