Çka nevojitet për të arritur sukses në jetë e punë, sipas shkencës

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 12:20 | Nga

Ju mund të matni suksesin e një kompanie në terma të të ardhurave, bazës së konsumatorëve, fitimeve të profilit të lartë etj. Por çfarë për cilësitë më të paprekshme të cilat e bëjnë individin më të suksesshëm, jo vetëm në terme të parave ose vendit të punës por në jetën ditore?

Një studim i fundit nga Universiteti i Bath kërkoi të definonte saktësisht se çfarë do të thotë të arrish sukses.

‘’Duket se ka të bëjë me përjetimin e një ndjenje të zhvillimit nga njeriu, e përmirësimit në diçka dhe mjeshtërimit të diçkaje’’, tha Daniel Brown, autori udhëheqës, kandidat për PhD në një përmbledhje të studimit. ‘’Në terma më të thjeshtë, ajo që e përforcon atë është të ndjerit mirë për jetën dhe veten tuaj dhe të jeni të mirë në diçka’’.

Brown identifikoi një numër të tipareve ose arritjeve të cilat mund ta bëjnë dikë të ndihet i suksesshëm. Ai shënoi se një person i suksesshëm është i përshtatshëm, fleksibil, i motivuar, optimist, proaktiv, i përshtatshëm në shoqëri dhe religjioz. Ata të cilët arrijnë sukses gjithashtu kanë tendenca të shijojnë mësimin, dhe besojnë në veten e tyre ose kanë vetëbesim të lartë.

Individët e suksesshëm gjithashtu kanë disa ose të gjitha elementet e mëposhtme në jetët e tyre: sfida dhe vështirësi të cilat janë në një nivel të menaxhueshëm; mbështetje nga punëdhënësi/familja dhe të tjerët; një ambient të qetë; një shkallë të lartë të autonomisë; dhe një reputacion të të qenit të aftë.

Për të arritur sukses, njerëzit nuk kanë nevojë të kenë të gjitha këto tipare, por një kombinim i faktorëve do i bëjë ata të qëndrojnë në një pozitë të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme