Ç’kanë të përbashkët picameni e gjinekologu? U përgjigj dhe u pushua nga puna

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 18:14 | Nga

Një punonjës picash në Virginia u pushua menjëherë nga puna pasi la brenda njërës prej kutive të picave një shënim.

Personi që porositi picën tha se ishin dy djemtë e tij ata që kishin kërkuar që brenda kutisë të lihej ky shënim: “Çfarë kanë të përbashkët një gjinekolog dhe një shpërndarës picash?”
Hë pa mendojeni njëherë, çfarë kanë?

Përgjigjja që kushtoi plot një vend pune ishte: “Të dyve u duhet t’i mbajnë erë por asnjëri prej tyre nuk e ha dot.”

Punëdhënësit që ashtu si edhe ju tani kushedi ç’kanë menduar e hoqën nga puna menjëherë. Djemtë e kishin fjalën për picën, se në mos për picën për çfarë tjetër?

Prindërit u shokuan kur panë çfarë shkruhej në kuti: “Është një shaka e papërshtatshme. Shpresojmë gjithsesi që djali të mos jetë pushuar nga puna”.

Por, tepër vonë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme