Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka qëndruar në Aeroportin e Vlorës, ku edhe po bëhen testimet teknike dhe do të bëhet edhe fluturimi i parë certifikues. Shumë punëtorë që kanë punuar në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë kosovarë, disa prej të cilëve Rama i ka takuar sot gjatë qëndrimit aty.
Një prej tyre është edhe kosovar Idriz Makolli, i cili ka një lidhje tepër speciale me gjeneralin amerikan Wesley Clark, shkruan Gazeta Express.
Makolli ia ka përmendur Ramës gjeneralin amerikan gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur tek punishtja e Aeroportit të Vlorës dhe i ka thënë se “Clark ishte shpëtimtari i Kosovës”.
Pas kësaj, Rama ndwrhyri.
“Shpëtimtar i juaji ka qenë UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi”, tha Rama.