Nën kampioni i NBA, Cleveland Cavaliers ka pësuar edhe një tjetër humbje befasuese në shtëpi.
Cavs janë mposhtur nga Denver Nuggets me nëntë pikë diferencë 117-126.
Mysafirët luajtën më mirë në dy çerekët e parë dhe kjo bëri që ata të kenë më të administrimin e ndeshjes në vazhdim.
Gary Harris ishte i pandalshëm në këtë takim duke shënuar 32 pikë dhe shtoi katër asistime e dy kërcime.
Paraqitje të mirë pati edhe Willy Barton me 23 pikë shtatë asistime e tetë kërcime si dhe Murray që shtoi 16 të tjera.
LeBron James bëri një tjetër ‘Triple Double’ me 25 pikë 15 asistime e 10 kërcime por që nuk mjaftuan për fitoren e Cavs.
Los Angeles Lakers janë bërë të pandalshëm në Konferencën e Perëndimit duke marrë edhe fitoren e pestë me radhës.
Kësaj radhe Lakers arritën ta befasonin San Antonio Spurs në AT&T Center të Teksasit duke marrë fitore të vështirë me katër pikë epërsi 112-116.
Julius Randle me 25 pikë dhe Isiah Thomas me 21 të tjera ishin më efikasit tek mysafirët.
Paraqitje të mirë pati edhe Lonzo Ball që shtoi 18 pikë e 11 asistime, ndërsa po aq pikë realizoi edhe Caldwell Pope.
Tek vendasit nuk mjaftuan loja e mirë e Pau Gasol që shënoi 19 pikë për t’i ndalë talentet e Lakers.
Lakers vazhdon të mbetet në pozitën e 11-të në Konferencën e Perëndimit por që me gjasa të mira të futet në ‘Play Off’, ndërsa Spurs zënë pozitën e gjashtë.
Rezultatet:
Orlando Magic – Memphis Grizzlies 107 – 100
https://youtu.be/EVxhPRyb33E
Cleveland Cavaliers – Denver Nuggets 117 – 126
Miami Heat – Detroit Pistons 105 – 96
https://youtu.be/J4n0OhjUH_0
Houston Rockets – Boston Celtics 123 – 120
San Antonio Spurs – Los Angles Lakers 112 – 116
Portland Trail Blazers – Oklahoma City Thunder 108 – 100
Sacramento Kings – Utah Jazz 91 – 98
https://youtu.be/mghr28I6wEo