Lakers mposhten në shtëpi nga Suns, Clippers rikthehen ndaj Mavericks

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në ndeshjen e katërt të ‘Play-Off’-it ndaj Phoenix Suns.

Ndeshja e katërt u zhvilluar në ‘Staples Center’ të Los Angelesit ku Suns arritën fitoren me tetë pikë diferencë 92:100.

Kësisoj pas katër sfidave mes vete, Lakers dhe Suns kanë nga dy fitore dhe kjo seri pritet të jetë shumë interesant.

Chris Paul me 18 pikë e nëntë asistime ishte më efikasi tek Suns, derisa LeBron James me 25 pikë e 12 kërcime ishte më efikasi tek Lakers.

Ndeshja e pestë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 2 qershor në Phoenix.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Los Angeles Clippers në udhëtim te Dallas Mavericks.

Ekipi nga California ishin të pamëshirshëm duke marrë fitore të thellë me rezultat 81:106 në American Arlines Arena.

Kawhi Leonard me 29 pikë 10 kërcime si dhe Paul George me 20 pikë të tjera ishin më efikasit në fitoren e Clippers.

Pas kësaj fitore nga Clippers kjo seri barazohet në 2-2 dhe ndeshja e pestë zhvillohet në Staples Center të Los Angelesit.

Rezultatet:

LA Lakers – Phoenix Suns 92:100 (2-2)

Boston Celtics – Brooklyn Nets 126:141 (1-3)

Dallas Mavericks – LA Clippers (81:106 (2-2).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme