Oklahoma e turpëron Golden Staten, Lakers vazhdojnë shkëlqimin

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Oklahoma City Thunder e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në NBA teksa ka mposhtur me rezultat të thellë Golden State Warriors.

Pas 48 minutave lojë, rezultati përfundimtar ishte 120:92 në të mirë të Thunder.

Në fakt OKC gjatë gjithë kohës ishte në epërsi, madje kishte raste kur epërsia e vendasve shkoi në plus 42 pikë.

Fundori gjerman Dennis Schroder ishte më efikasi për vendasit duke shënuar 22 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Gallinari me 21 pikë si dhe Gilgeous-Alexander që shtoi 19 të tjera.

Tek mysafirët basketbollisti më efikas ishte Steph Curry me 23 pikë, por të pamjaftueshme për fitore.

Ndërkohë Los Angeles Lakers kanë vazhduar shkëlqimin me dyshen LeBron James e Anthony Davis.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar përballë Charlotte Hornets me 19 pikë diferencë 120:101, transmeton telegraf. Anthony Davis me 29 pikë e 14 kërcime ishte basketbollisti më efikas në këtë takim, ndërsa LeBron James shtoi 20 pikë e 12 asistime në fitoren e dytë të LAL.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Dwight Howard me 16 pikë e 10 kërcime.

Oklahoma City Thunder – Golden State Warriors 120:92
Memphis Grizzlies – Brooklyn Nets 134:133
Dallas Mavericks – Portland Trail Blazzers 119:121
Minnesotta Timberwolves – Miami Heat 116:109
LA Lakers – Charlotte Hornets 120:101

Të ngjashme