Clevlend rikthehet te fitorja, Spurs dominojnë ndaj Knicks

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 18:19 | Nga

Cleveland Cavaliers regjistroi fitoren e 25-të sezonale 127-110 ndaj Portland Trail Blazers, pas tri humbjeve radhazi.

Në këtë ndeshje të luajtur në “Quicken Loans Arena” diferenca u bë në periodën e tretë, falë lojës së mirë të stolit të Cavs, që shënoi në total 61 pikë. LeBron James e mbylli takimin me vetëm 24 pikë, ndërsa për miqtë spikati Lillard me 25 pikë. Debutoi në radhët e Cavs Isaiah Thomas, i cili shënoi 17 pikë.

San Antonio Spurs mposhti 91 – 100 New York Knicks në transfertë, duke konsoliduar pozitat në grupin e kryesuesve në Perëndim. Aldridge ishte autor i 29 pikëve për Spurs, ndërsa Leonard shtoi edhe 25 pikë të tjera për teksanët.

Lou Williams me 33 pikë në total udhëhoqi Los Angeles Clippers drejt suksesit 113 – 105 ndaj Memphis Grizzlies, ndërsa Booker me 34 ishte vendimtar në fitoren e ngushtë 104 – 103 të Phoenix Suns ndaj Atlanta Hawks.

Charlotte Hornets ndërkohë shkatërroi 131-111 Sacramento King.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Portland Trail Blazers 127-110

New York Knicks – San Antonio Spurs 91-100

Phoenix Suns – Atlanta Hawks 104-103

Sacramento Kings – Charlotte Hornets 111-131

Lo Angeles Clippers – Memphis Grizzlies 113-105

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme