Anulohet stinori në Euroligë

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Stinori 2019/20 i Euroligës në basketboll nuk do të përfundohet. Krerët e ligës i kanë dhënë fund stinorit pas një takimi me aksionarët e 11 klubeve të licencuara: Real Madrid, Barcelona, Baskonia, Panathinaikos, Olympiacos, Fenerbahçe, Efes, CSKA Moska, Maccabi, Armani Milano dhe Zalgiris Kaunas.

Presidenti i Euroligës, Jordi Bertomeu, ka propozuar anulimin dhe klubet janë pajtuar pa pasur nevojë të votohet, shkruan gazeta “AS”.

Po ashtu nuk do të vazhdohet as stinori në Eurocup. Dy nivelet më të larta të basketbollit në Evropë janë pezulluar shkaku i Coronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme