Clinton: Bëjeni Kosovën

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Me heronjtë e saj të gjallë, Kosova ka kremtuar të mërkurën 20-vjetorin e çlirimit nga Serbia. Ata lanë mesazhe për pushtetin, nga i cili kosovarët po kërkojnë të çlirohen.

Bill Clinton tha në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, se Kosova është pjesa më krenare e tij, shkruan sot Koha Ditore.

“E dua këtë shtet dhe gjithmonë do të jetë njëri nga nderet më të mëdha të jetës sime, që jam ngritur me juve kundër spastrimit etnik dhe për liri”, tha Clinton në ceremoninë qendrore. “Jam shumë i lumtur që jam këtu së bashku me njerëz që ishin pjesë e asaj beteje”.

Ai ishte president i Shteteve të Bashkuara në 1999-n kur vendosi që me forcë t’u përgjigjej mizorive që Serbia po i kryente mbi shqiptarët.

Krah të djathtë në këtë përpjekje kishte sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, e cila po kështu ka qenë në kremte. Ndonëse vitet e kanë bërë të veten. Para kosovarëve Albright foli për një premtim që e kishte dhënë 20 vjet më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme