Një rast i pazakontë dhe i padëgjuar më parë është parë në fundjavën që shkoi.
Këtë radhë nuk janë shikuesit, por, e besoni apo jo, drejtorët sportivë të klubeve të Superligës, ata që kanë bërë fyerje dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë, Komisioni i Garave i Superligës ka bërë inicime disiplinore ndaj disa drejtorëve sportivë të klubeve, përfshirë këtu atij të Ballkanit, Gjilanit, Ferizajt e Drenicës.
Ky komision i ka treguar edhe motivet e inicimeve disiplinore. Vwrtet e turpshme.
“Ndaj: Drejtorit sportiv të FC “Ballkani“ , Nderim Nexhipi. Motivi: Në min 45+2 fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani.”
“Ndaj: Drejtorit sportiv të FC “Gjilani“ , Drilon Sylejmani. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë kundërshtonte me sjellje jo sportive në vendimet e gjyqtarit poashtu pas përfundimit të ndeshjes vjen në drejtim të gjyqtarëve duke përdorur fjalët më të rënda për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj –Gjilani.”
“Ndaj: Drejtorit sportiv të FC “Ferizaj”, Genc Hyseni. Motivi: Para fillimit të ndeshjes hyn në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe sipas informatave që kishte ai alundonte se gjyqtari i VAR-it Mentor Ajeti ka ardhur me tendencë të dëmtonte skuadrën vendase. Sipas të raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ferizaj– Gjilani.”
“Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF “Drenica”, Granit Koci. Motivi: Në min 34 për sjellje jo sportive dhe duke kundërshtuar vendimet e gjyqtarit hyn në fushë për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt dhe duke dalur nga fusha kërcënon asistenitin e parë. Pas përfundimit të pjesës së parë edhe pse i përjashtuar hyn në korridoret e zhveshtoreve të gjyqtarëve shan, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor me disa persona tjerë me fjalët: “Nëse nuk fitojmë ti nuk del i gjallë nga Skenderaj“. I njëjti edhe në pjesën e dytë shfrytëzon rastin dhe futet në fushë afër vijës dhe përsëri proteston për vendimin e gjyqtarit të parë edhe pse ishte i ndëshkuar me karton të kuq. Pas kësaj intervenohet dhe largohet nga stadiumi. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Drenica –Dukagjni.”