Siç njofton Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Indeksi i Çmimeve të Ushqimit u rrit me 2.5 për qind në bazë mujore, mesatarisht 181.7 pikë muajin e kaluar, për shkak të kërkesës së madhe për vajrat bimore, sheqerin dhe tregjet e qumështit.
Shifra për vitin 2019, megjithatë ishin 171.5 pikë mesatarisht, me një rritje prej 1.8 për qind nga viti i kaluar. Indeksi i çmimit të vajit bimor në këtë muaj u rrit me 9.4 për qind nga muaji i kaluar.
“Rritja e fundit u nxit kryesisht nga vendosja e çmimeve të vajit të palmës, ndërsa vlerat e vajit të sojës, lulediellit gjithashtu u rritën”, njofton FAO.
Sheqeri u rrit me 4.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë, i nxitur nga rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar.
Sipas FAO-së, përcjell Telegrafi, bulmeti shënoi një rritje mujore prej 3.3 për qind në muajin dhjetor, drithërat gjithashtu shënuan rritje me 1.4 për qind, të shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimeve në plan ndërkombëtar të grurit.
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit i prezantuar nga FAO është një indeks me peshë tregtie që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të pesë grupeve kryesore të mallrave ushqimore.