Çmimet e inputeve në bujqësi shënojnë rënie për 5.2%

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 16:38 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për TM1 2017.

Sipas ASK-së, indeksi i tremujorit të parë të inputeve në vitin 2017 ka rënie për (-5.2%) për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Ndërsa, Indeksi për Input 2 ka rritje për 1.7%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Ndërkaq, Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 + Input 2) ka rënie për (- 2.4%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Produktet, që e përbëjnë bazën për Indeksin e Çmimit të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).

Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajëra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera.

Sa i përket Input 2, mallra dhe shërbime që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesat (ndërtesat e fermës, punët e tjera, përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat e tjera, struktura e tyre) dhe të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme