Ribalancimi i tregut të naftës po merr më shumë kohë seç pritej më parë. Kjo vjen pasi vendet eksportuese më të goditura nga kolapsi i çmimeve kanë qënë njëkohësisht vendet më të mëdha konsumatore përpara shpërthimit të krizës.
Në një kohë që të ardhurat nga nafta për këto vende u zhytën pranë minimumit historik, ekonomitë e këtyre vendeve u zhytën në recesion, duke detyruar pjesën tjetër të Botës të mbulojë hendekun e lënë bosh.
Ngadalësimi i kërkesës nga vendet eksportuese ka përkeqësuar edhe më tej situatën e mbingarkesës në treg duke shtyrë në kohë procesin e rebalancimit. E vetmja shpresë për rimëkëmbje të çmimeve vjen tashmë nga shkurtimi i prodhimit dhe stimulimi i kërkesës nga Kina dhe India.
Shkurtimi i prodhimit nga vendet kryesore eksportuese po rezulton një proces mjaft i vështirë. Pas një rimëkëmbje të çmimeve në mbi 50 dollarë për fuçi, tashmë rënia nuk di të ndalet, me çmimet që kanë rënë pranë 40 dollarëve për fuçi.
Ekspertët shprehen se niveli pranë 40 dollarëve për fuçi është një realitet dhe me shumë gjasa çmimet do ta testojnë shumë shpejt nivele të reja minimale.