Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerëson se çmimet e faturave janë edhe më të larta se vitin e kaluar, kështu në komunikatë përmenden edhe çmimet e larta që ndodhën gjatë 2025-ës për çka u ka bërë thirrje qytetarëve për protestë masive e bllokim të zyrave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e KESCO por edhe operatorëve privatë.
KMDLNj ka shprehur shqetësimin se me ngritjen e çmimit të faturave të ujit, do të paguhet shumë më shtrenjtë edhe për artikujt të tjerë të domosdoshëm për mbijetesë.
Përkundër gjendjes së rënduar ekonomike në vitin që shkoi , edhe ky vit nuk po sjellë lajme të mira për qytetarë. Faturat e ujit që nga janari 2026 do të jenë më të larta deri më 40 për qind krahasuar me vitin paraprak. ZRrE ka paralajmëruar shqyrtimin e çmimit për energjinë e shpenzuar që nënkupton fatura me çmim më të larta për energjinë elektrike në kohën kur këto fatura janë bërë të papërballueshme për shumicën e familjeve kosovare sikur që në masë të madhe po ngufasin bizneset që një numër jo i vogël i tyre është buzë falimentimit. Shkaku i moskujdesit dhe mungesës së vullnetit të qeverisë për të mbrojtur qytetarët ZRrE në vazhdimësi po penalizon konsumatorët në baza etnike dhe politike duke mbrojtur oligarkët e përfshirë në Mafien Energjetike prandaj KMDLNj – ë ka kërkuar të hetohet ky institucion që pamëshirshëm po e dëmton buxhetin e familjeve kosovare. KMDLNj – ë tërheq vërejtjen se shtrenjtimi i ujit dhe rrymës do të prodhojë efekte zinxhirore dhe për pasojë do të paguajmë fatura shumë më të larta për artikuj tjerë të domosdoshëm për mbijetësë si dhe për shërbime. Nëse faturatë për ujë dhe mbeturina , edhe me rritje janë të përballueshme, faturat e rrymës janë të papërballueshme për shumicën e ekonomive familjare dhe bizneset”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-s.
KMDLNj u ka bërë thirrje qytetarëve që të kundërshtojnë shtrenjtimet që po varfërojnë edhe më shumë dhe të protestojnë duke bllokuar edhe zyrat e ZRRE-së, KESCO dhe operatorëve privatë. Po ashtu pati një thirrje edhe për opozitën.
“KMDLNj thërret qytetarët e Kosovës të kundërshtojnë këto shtrenjtime që po i varfërojnë shumë e më shumë duke protestuar masivisht dhe duke bllokuar zyrat e ZRrE – së , KESCO dhe operatorëve privatë . KMDLNj – ë ftonë pozitë dhe opozitë të mbrojnë interesin e qytetarëve e jo të Mafies Energjetike . ZRrE dhe qeveria duhet t’i sqarojnë qytetarët se sa është shkalla e inkasimit në veri të Kosovës dhe pse çmimi i rrymës atje është më i lirë se në pjesën tjetër të Kosovës .Nëse qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë nuk dalin në mbrojtje të interesave të tyre atëherë spiralja e shtrenjtimit vetëm sa do të zgjerohet. Shtrenjtimi i paralajmëruar e që është në shpërputhje të madhe me shumicën e ekonomive familjare dhe bizneseve , në mënyrë flagrante shkelë të drejtat e njeriut duke e rrënuar cilësinë e jetës dhe falimentimin e bizneseve”, përfundon komunikata.