Inter nuk do ta transferojë sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, nëse duhet paguar shifra prej 83 milionë eurosh që po e kërkojnë këta të fundit.
Mediumi italian raporton që Zikaltrit po e konsiderojnë shumë të lartë shifrën që e kanë vendosur Djajtë e Kuq.
Mirëpo, klubi nga San Siro po shpreson që të arrihet një kompromis mes tyre, mirëpo nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ata mund ta kthejnë vëmendjen kah ylli i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.