Dje dhe sot përsëri është shënuar rekord i ri i rënies së çmimit të naftës në Kosovë.
Që prej përhapjes së virusit COVID-19 në gjithë botën, patjetër edhe në Kosovë, ka pasur rënie të çmimeve të derivateve.
Derisa në shumicën e pikave të karburanteve çmimi i naftës dhe i benzinës është 0.80 euro centë, në disa pika të tjera një litër naftë kushton 0.68 euro centë.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) para pak ditësh i ka dënuar me mbi 4 milionë euro 14 kompani të derivateve për manipulim të çmimeve gjatë disa muajve në vitin 2018.