Çmimi i naftës shënoi rritje të enjten pasdite, duke shkuar në 101 dollarë për fuçi, rritje prej 10 për qind për ditën e sotme.
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha më herët se “leva e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit” ende duhet të përdoret, sipas komenteve të transmetuara nga televizioni shtetëror iranian, përcjell BBC-ja.
Të mërkurën, Roja Revolucionare e Iranit tha se cilado anije që është e lidhur me Shtetet e Bashkuara, Izraeli ose aleatët e tyre do të vihet në shënjestër të sulmeve.
“Ju nuk do të keni mundësi që në mënyrë artificiale ta ulni çmimin e naftës. Prisni që nafta të jetë 200 dollarë për fuçi” – tha një zëdhënës i kësaj force.
Kur u pyet nëse një gjë e tillë është e mundshme, sekretari i Energjisë i Shteteve të Bashkuara, Chris Wright, televizionit CNN të enjten i tha: “Do të thosha se ka pak gjasa, por në jemi të përqendruar në operacionin ushtarak dhe zgjidhjen e një problemi.”