Çmimi i vajit të lulediellit në marketet e Kosovës është ngritur sërish dhe një litër po kushton 2 euro 99 centë.
Gazetari Imer Mushkolaj ka shpërndarë fotografi nga çmimet e ngritura të vajit.
Në fillim të muajit mars super marketet e shitën litrin e vajit me çmim rekord për 3 euro e 49 centë, duke shkaktuar reagim masiv nga qytetarët.
Kjo bëri që të aktivizohej edhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, duke shqiptuar gjoba për mashtrimet me çmime.