“Coca Cola” e OEAK me aktivitet për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 19:56 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania “Coca-Cola HBC Kosova”, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, mbajtën një aktivitet vetëdijesues për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e aktiviteteve fizike, me moton “Pedalo dhe krijo eko energji”.

Albina Pllana, zëdhënëse e kompanisë “Coca-Cola HBC Kosova”, tha se është një ndjenjë e mirë që kanë mundësi të organizojnë një aktivitet të këtillë, që synon të vetëdijesojë qytetarët për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Ndërsa, Adea Kelmendi nga Oda Amerikane Ekonomike në Kosovë (OEAK), tregoi se kjo organizatë, së bashku me kompanitë e saj anëtare, si dhe me anëtarët e Komitetit për Përgjegjësi Korporative, përveç organizimit dhe pjesëmarrjes në ngjarje që mbështesin iniciativa shoqërore, vazhdimisht inkurajojnë të gjitha kompanitë kosovare që të investojnë sa më shumë në mbrojtje të mjedisit.

“Përmes fondacionit të Odës Amerikane ne po përpiqemi që të kontribuojmë në ndryshimet mjedisore, të kontribuojmë në komunitetin në përgjithësi duke iu ndihmuar njerëzve në nevojë, personave me nevoja të veçanta, fëmijëve dhe pensionistëve”, u shpreh Adea Kelmendi, raporton Ekonomia Online.

Pjesë e aktivitetit të organizuar në sheshin “New Born” në Prishtinë kishin mundësi të bëheshin dhe qytetarët. Disa prej tyre garuan në pedalimin e biçikleta, duke prodhuar energji të ripërtërishme. Fituesit u shpërblyen me dhurata simbolike.

coca cola2 coca cola1

Të ngjashme