“Coca-Cola HBC Kosovo” ka nisur implementimin e programit “Coca-Cola përkrah Rininë”, i cili ka për qëllim aftësimin e të rinjve për treg të punës dhe vetëpunësim, raporton Ekonomia Online.
Gjatë ditës së sotme trajnimi do mbahet në Fakultetin e Edukimit në dy klasë ku trajner do të jenë Zana Budima, Lulzim Buxolli, Fatos Axhemi dhe Shenaj Shala.
Shenaj Shala trainere për Aftësitë e Jetës për Projektin “Coca-Cola përkrah Rininë”, tha këtë vit në trajnim është dyfishuar numri i pjesëmarrësve.
“Sivjet është viti i dytë i trajnimit, projekti i parë ka pas sukses i kemi trajnuar 300 veta për aftësitë e biznesit dhe të jetës, shumica prej pjesëmarrësve kanë pasur sukses dhe kanë gjetur punë menjëherë disa javë pas pjesëmarrjes ne trajnim dhe e synojmë të njëjtën edhe këtë vit”, tha Shala.
“Më e mira e këtij viti është se jemi duke i trajnuar dy herë e më shumë pjesëmarrës, diku 600 pjesëmarrës dhe besoj që më shumë janë lajmëruar”, shtoi ajo.
Ajo tha se trajnimi do të mbahet për 5 javë dhe të drejtë pjesëmarrje kanë gjithë nxënësit dhe studentët në Kosovë nga mosha 18 deri 25 vjeç.
“Do të jenë 5 javë energjike, plotë kënaqësi, mësim dhe shpresoj se edhe pjesëmarrësit d të ndahen të kënaqur si pjesa e parë”, tha ajo.
“Nuk jemi të kufizuar me shkollë, drejtë pjesëmarrëse kanë pasur gjithë të rinjtë nga 18 deri 25 vite, 3 trajnime do mbahen në Prishtinë, një në Prizren dhe tjetra në Gjakovë”, shtoi Shala.
Ajo tha se ky trajnim do i ndihmoj pjesëmarrësve që të jenë të aftë për punë dhe të dinë si të sillen në një intervistë pune, në punë etj.
“Temat që përfshihen në projekt janë të aftësive të buta si të paraqitemi, si të kemi një imazh më të mirë, si të përballojë një intervistë të punës sa me mire dhe aftësitë e biznesit tregon se si mund ta menaxhojnë një projekt, kohën, si ta krijojnë planin e biznesit, pjesëmarrësit të cilët e përfundojnë këtë trajnim do jenë në gjendje të fillojnë punën e biznesit nëse kanë pasur ide të tyre apo e gjejnë vetën kudo që ata kanë pasion”, shtoi ajo.
Shend Badivuku, nga Vushtrria tha se pret të marr njohuri të mëdha nga ky trajnim që të aftësohet për karrierën e tij të ardhshme.
“Për këtë trajnim kam pa në media sociale dhe kam dëgjuar nga shoqëria në Vushtrri që e kanë lavdëruar shumë dhe kam aplikuar. Nga trajnimi pres të marr shumë njohuri që do të më nevojiten me pas një përvojë më të mirë profesionale sa i përket punës për të krijuar një karrierë”, tha Budivuku.
Erika Ismaili, studente në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Marketing tha se trajnimin e ka parë në rrjete sociale dhe ka dëgjuar histori të mira sa i përket njohurive të marra nga trajnimi, raporton EO.
“Për këtë trajnim kam dëgjuar në rrjete sociale dhe shoqëria që më kanë tregu që është trajnim efikas. Në Prishtinë nuk kemi pas shumë trajnime dhe me ka nxit me ardhur me shikuar se çka më ndihmon, për punë dhe aftësi që na ndihmojnë se si të sillemi fjatë punës, çfarë sjellje mund të kemi në intervista etj”, tha ajo.
“Besoj se mund të jem njëra ndër të certifikuarat sepse jam në drejtimin e ngjashëm në Marketing dhe kemi shumë lëndë të ngjashme që mund të na ndihmojnë gjatë trajnimit”, shtoi Ismaili.
Trajnimet gjatë këtij viti do të organizohen në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Pejë dhe Ferizaj.
Nën sloganin “Mëso, Zbato, Vepro” trajnimet do të zgjasin tri ditë për secilin grup, ku pjesëmarrësit do të ndahen në 20 grupe me nga 30 pjesëmarrës, që është numri optimal për ndjekjen dhe pjesëmarrjen në trajnim të këtij lloji.
Faza e parë e trajnimeve ka filluar me datën 27 mars, në Prishtinë, për të vazhduar me datë 17 prill në Prizren, më pas me datë 24 prill në Gjakovë.
Pra gjithsej në fazën e parë organizohen 10 trajnimet e para. Ndërkaq faza e dytë e programit do të mbahet në vjeshtë ku organizohen edhe 10 trajnime të tjera në qytetet Prishtinë, Ferizaj dhe Pejë.