Comodita Home feston 8-vjetorin, me 8 milionë klientët e saj!

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Brendi i inovacioneve të gjumit dhe produkteve të shtëpisë Comodita Home, feston 8 vjetorin e saj gjatë gjithë muajit Mars. Kjo ditëlindje, Comoditen e gjen të lumtur dhe në krye të listës si eksportuesi numër një i dyshekëve në Amerikë dhe Europë, ku tashmë ka prekur dhe tejkaluar edhe numrin e 8 milion njerëzve që e bëjnë gjumin rehat!

Nga data 1 deri më 31 Mars, me zbritjen e madhe deri në 70% , të gjithë do të kenë mundësinë e rimodelimit të dhomës së gjumit, ndenjës, dhomën e fëmijëve, kuzhinën dhe banjon, por në prag të pranverës mund të ndërroni edhe pamjen e kopshtit tuaj me produkte të rehatshme dhe cilësore. Nëse keni bërë plane të udhëtoni, linjen Regent të valixheve mos e harroni!

Modelet e dyshekëve në Comodita Home të krijuara dhe të testuara nga ekspertë, i gjeni në zbritje si asnjëherë më parë. Dysheku i nënshkruar nga Francesco Totti vjen me ofertën më të mirë, të bashkangjitura +100 € dhurata, ku klienti zgjedh produktet që dëshiron në Comodita Home. Dysheku ikonik Hybrid vjen me hiq më pak se 5 dhurata! Ndërsa dyshekët Memory dhe Aloe Vera, pos çmimit promocional, ju merrni edhe 3 dhurata nga kategoria e gjumit. Por jo vetëm kategoria e gjumit ofron super oferta në 8 vjetorin e Comodita Home!

Varësisht nga stili, kuzhina dhe tryeza juaj mund të pajisen me elementet që i kanë munguar deri më tani me super zbritje deri në 70% nga produktet e kësaj kategorie. Seti i tenxhereve Bio Diamond që është krijuar nga materiale ekologjike, dhe gjeni me super ofertë nga 139€ në 69€. Ndërsa seti i pjatave Silver Line bëhet i juaji me 49€. Bleni lirë dhe servoni kualitet dhe elegance nga shumëllojshmëria e produkteve!
Nga periudha e dimrit, ndryshimet pranverore edhe në kopshtin tuaj janë të mirëseardhura! Për adhuruesit e qëndrimit në verandë, në ofertë të madhe vijnë setet e tavolinave me 4 karrige duke filluar nga çmimi 119€. Plotëso hapësirat ku ju duhen, duke përfituar nga mundësia e madhe që ju ofrohet gjatë këtij muaji!

E për avanturierët që pëlqejnë udhëtimet, linja Regent vjen me oferta dhe modele nga më të ndryshmet. Super pakoja që përfshin 3 valixhe të madhësive L, M, S dhe çantën e kozmetikës e gjeni gjatë gjithë muajit për vetëm 159€.

Këtë muaj, ju presin shumë aktivitete, kuize, lojëra të ndryshme e shpërblime për klientelën tonë besnike. 8 super dhurata , për 8 familje: vikend për një çift në Brezovicë dhe 7 top produkte mund t’i fitoni nga loja shpërblyese Birthday Giveaway. Në momentin që hyni në dyqanet tona, plotësoni kuponin me të dhënat personale dhe bëhuni fitues i një nga 8 shpërblimet.

Ju ftojmë të jeni pjesë e eventit të 8 vjetorit dhe përfitoni nga zbritja e madhe deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve. Vizitoni dyqanet tona, bleni online nga shtëpia në webfaqen www.comoditahome.com, në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram, apo telefononi në 0800 25000 ku përfitoni falas transportin deri në adresën tuaj.

Gjithashtu ju presin edhe shumë surpriza të bukura në emisionin e shitjes “Comodita TV Shop” në terminet e rregullta : 10:50-10:55, 12:50-12:55 dhe 13:20-13:25 në Klan Kosova.

Ruani muajin për ne, për të shijuar gjithçka që është përgatitur veçanërisht për ju!

(Artikull i sponsorizuar)


Të ngjashme