Lideri i tregut të produkteve për shtëpi, Comodita Home, ka hapur dyqanin e tij më të ri në qytetin e Vlorës, pranë aksit të Rrugës Transballkanike.
Ky është dyqani i 31-të në Shqipëri dhe njëkohësisht i dyti në Vlorë, duke konfirmuar edhe një herë besimin dhe dashurinë që qyteti bregdetar i ka dhënë brandit që prej ditës së parë.
Kjo hapje e re sjell për të gjithe qytetarët e Vlorës mundësinë të përfitojnë nga çmime të papërsëritshme për produkte cilësore.
Por surprizat nuk mbarojnë këtu: vetëm pas 5 ditësh, Comodita Home do të hapë edhe një dyqan tjetër në Vlorë, duke e çuar në 3 numrin e pikave në qytetin bregdetar.
“Vlora na ka mirëpritur dhe përqafuar që në hapjen e parë. Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të zgjerohemi këtu, për të qenë gjithmonë më pranë konsumatorëve tanë me produkte cilësore, komoditet dhe eksperiencë blerjeje unike. Sigurisht qe ky inagurim i ri sjell oferta ekskluzive dhe te dedikuara, me ulje mbi uljet ekzistuese te të gjithë rrjetet.” – u shpreh Drejtor i zhvillimit të Biznesit, Dardan Selimi.
Gjatë ceremonisë së hapjes, Znj. Alxherida Aliaj, menaxhere e rajonit të jugut për Comodita Home, u shpreh: “Vlora është një qytet energjik dhe plot jetë, që na ka mirëpritur me shumë dashuri që në hapjen e parë. Ne e pamë të nevojshme të ishim edhe më pranë konsumatorëve tanë, duke sjellë një dyqan të ri modern dhe të aksesueshëm për të gjithë. Zgjerimi ynë i shpejtë në këtë qytet është dëshmi e kërkesës dhe besimit që klientët tanë kanë tek Comodita Home.”
Në dyqanet e Comodita Home, konsumatorët gjejnë një gamë të gjerë prej mbi 5,000 produktesh:
Me hapjet e reja në Vlorë, Comodita Home arrin në 33 dyqane në Shqipëri, duke u bërë rrjeti më i madh i dedikuar për komoditetin e shtëpisë në vend. Në total, brandi numëron afro 90 dyqane, perfshire Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Belgjikën, duke ofruar të njëjtën eksperiencë dhe standard cilësie kudo.
Me zgjerimet e vazhdueshme, Comodita Home forcon misionin për të ofruar produkte që bëjnë diferencën në çdo shtëpi shqiptare – me cilësi të garantuar, çmime të arritshme dhe komoditet për të gjithë.

Comodita Home – Ndjehu komod!

