Me rastin e 4-vjetorit të themelimit të saj, Comodita Home, në muajin Mars hapi lojën e madhe shpërblyese.
Në këtë lojë morrën pjesë mijëra klientë besnikë të cilët bënë blerje në Comodita Home deri më 30 Maj.
Më 6 qershor u tërhoqën 250 shpërblime në mënyrë transparente në emisionin Ora 7 në Klan Kosova duke u monitoruar nga komisioni mbikqyrës.
Këto shpërblime ishin produkte të ndryshme shtëpie nga të gjitha kategoritë si produkte gjumi, kuzhine dhe aksesorë.
Disa prej fituesve madje morrën pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve që u organizua në Fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës në Gjakovë.
Përveç shpërblimeve që morrën, këta klientë vizituan ambientet e fabrikës duke parë nga afër procesin e prodhimit të shumë produkteve të gjumit që mund t’i gjejnë në dyqanet Comodita Home në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Ata u njoftuan me historikun e fabrikës dhe stafin mikpritës që çdo ditë punon për të sjellë në treg dyshekët, jastëkët e mbishtresat Comodita si dhe drekuan në ambientet moderne të fabrikës.
Pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur me pritjen dhe u shprehën të fascinuar me ambientet e teknologjinë moderne të prodhimit dhe mbarëvajtjen e procesit të punës.