Comodita ua siguron transportin 100 klinasve, pritet linjë e re prodhimi në Klinë

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Kompania kosovare, Comodita, pritet që së shpejti të konkretizojë investimet e saj në komunën e Klinës. Për këtë, edhe kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, është shfaqur i gatshëm për bashkëpunim.

Në Sytë 7 në Klan Kosova, Elezaj tha se Comodita është e interesuar që të gjej lokacion për zhvillim të kapaciteteve të reja në Klinë.

” Në një takim që kemi pasur me menaxhmentin e Comoditës, ata janë shprehur të gatshëm, që derisa ata të ndërtojnë kapacitete të reja apo do të marrin me qira, të marrin punëtorë nga Klina, dhe deri në 100 të punësuar, do t’i mbështesin me transport falas nga kompania Comodita deri në Gjakovë”.

Elezaj, ka shtuar se “sipas tyre kjo do të jetë në ndihmesë të madhe që stafi do të jetë i trajnuar në momentin që ata të jenë të gatshëm të fillojnë aktivitetet e reja me një linjë të prodhimit në Klinë”.

Kryetari i Komunës së Klinës, ka njoftuar se, sipas parashikimeve, me një investim të tillë në Klinë, pritet të punësohen afërsisht 300-350 punëtorë.

Të ngjashme