Trajneri Anonio Conte ka deklaruar që Inter nuk ka shumë mundësi financiare për të transferuar lojtarë në këtë afat kalimtar.
Përkundër interesimeve të Interit sidomos tek rasti i Arturo Vidal, Conte ka insistuar që Interi nuk ka shumë para për të shpenzuar për transferimin e lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar, ku pothuajse ka mbyllur shanset për ndonjë transferim të mundshëm.
“Nuk kemi shumë para, drejtuesit na e kanë bërë këtë gjë të qartë. Ne duhet të jemi të mirë në tentimin për të gjetur situata nga të cilat mund të përfitojmë”, ka thënë Conte, transmeton Gazeta Blic.
“Ne duhet të gjejmë opsione të lira, përndryshe do ta kemi shumë të vështirë. Kemi shumë ide dhe, nëse do të kemi mundësi, do të përmirësohemi”.
“Atë që s’mund ta marrësh me para, duhet ta marrësh me inteligjencë dhe urtësi” përfundoi krye-tekniku italian.