Conte: Lukaku është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte e ka lavdëruar sulmuesin belg, Romelu Lukaku, i cili sipas tij është njëri nga më të mirët në botë momentalisht.

Conte ka zgjedhur fjalët më të mira për Lukakun, i cili ishte ish-sulmues i tij gjatë kohës si trajneri i Interit.

Trajneri italian e ka cilësuar si njërin nga më të mirët në botë dhe mendon se ai është zhvilluar gjatë kohës së tyre të kaluar së bashku në San Siro.

“Tani për tani, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Conte për gazetën francez L’Equipe.

“Ai tashmë kishte aftësi të rëndësishme fizike dhe teknike, por në këto dy vjet ne e kemi bërë atë të përparojë edhe më shumë”.

“Prania e tij në ndeshje, puna e tij në ekip dhe qartësia para portës është përmirësuar”, përfundoi trajneri italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme