Menaxheri italian, Antonio Conte sot gjatë ditës ka udhëtuar për në Angli dhe është bashkuar me skuadrën e Chelseas.
Ai, sot kreu stërvitjet me klubin e tij të ri Chelsean, dhe dukej i lumtur për këtë skuadër.
Conte i cili dërgoi Kombëtaren e Italisë deri në çerek-finale në kampionatin evropian, u largua me kokë të ngritur lartë pas atyre lojërave të bukura.
Antonio Conte zuri vendin e Guus Hiddink te Chelsea, ndërsa fjalët e para të tij për këtë skuadër do të jenë nesër, pas konferencës zyrtare për shtyp.