Dries Mertens, Arthur Melo, Emerson Palmieri e Jan Vertonghen janë objektivat e trajnerit të Interit
Antonio Conte konsideron se gjatë verës së ardhshme është më se e domosdoshme që Interi të përforcohet.
E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se trajneri italian i ka zbuluar emrat e lojtarëve që i do në ekipin e tij, përcjell “Gazeta Express”.
Në sulm, trajneri i Interit e do Dries Mertensin e Napolit.
Ndërkaq, në mesfushë ai e pëlqen Arthur Melon e Barcelonës.
Për krahun e majtë të mbrojtjes, Conte e do Emerson Palmierin e Chelseat.
Kurse, në qendër të mbrojtjes, “Nerazzurri” e duan Jan Vertonghenin e Tottenhamit, në vend të Diego Godinit, i cili pritet të largohet nga Milano.