Trajneri i Chelseas Antonio Conte ka bërë me dije se lojtari i tij N’Golo Kante ende nuk e ka fituar çmimin si lojtari më i mirë në Premier Ligë.
Pas impaktit të tij të madh për liderët e Premier Ligës, mesfushori francez është padyshim udhëheqës në garën për atë çmim, shkruan Metro.
Kante kishte qenë afër ta fitonte këtë çmim edhe vitin e kaluar, por kishte humbur në atë garë nga ish-bashkëlojtari i tij në Leicester Riyad Mahrez.
“Është e rëndësishme që ta fitosh këtë çmim, por nëse nuk e fitoni ligën, atëherë nuk është edhe aq e rëndësishme” tha Conte.
“Ne duhet të koncentrohemi në ligë e jo të luajmë lojë për lojë” shtoi Conte.