David Luiz është në hapa të sigurt drejt largimit nga Chelsea. Ylli brazilian është duke u monitoruar nga gjiganti francez, Monaco.
Luiz sezonin e kaluar ishte njeriu kyc i Antonio Contes në triumfin në Premierligë, por në këtë sezon, brazilian i ka prishur punët me italianin.
Përvec ballafaqimeve me lëndimet, Luiz nuk është më admirues i Contes.
Kështu, sezoni i ri nuk do ta zë në skuadrën e Chelseat. Luiz është favorit për t’iu bashkuar armatës së Monacos.
Këtë punë më të lehtë mund ta bëjë edhe ish-drejtori sportiv i Chelseat, tani i skuadrës franceze, Emenalo.
Kujtojmë që 31-vjeçari u rikthye në “Stamford Bridge” nga PSG-ja me shumën 32 milionë funta.