Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte raportohet se ka pasur probleme me disa lojtarë të ekipit pas humbjes nga Roma në Ligën e Kampionëve.
48-vjeçari, e ardhmja e të cilit është në dyshim para ndeshjes me Manchester Unitedit, thuhet se ka kritikuar disa prej lojtarëve për shkak të humbjes nga romakët.
“The Telegraph” raporton se ish-trajneri i Juventusit ua ka bërë të qartë këtyre lojtarëve se nuk frikësohet që t’i ndërrojë ata për ndeshjen me Unitedin.
Chelsea ka fituar vetëm tri nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, por njeriu në krye të ekipit së fundmi ka thënë se nuk i frikësohet shkarkimit.