Antonio Conte ka frikë se Chelsea mund të përballet me kundërshtarë të fortë në garën për Premier League.
Ai ka thënë se kampionati anglez është më i fortë se kurrë më parë.
“Jam i lumtur me lojtarët dhe pozicionimin në krye të tabelës tash për tash. Është si shpërblim për ne për punën që kemi bërë por gjithashtu tregon edhe rrugën e mirë në të cilën jemi”.
“Nuk duhet të harrojmë se ishim në pozitë më të keqe, kur humbëm nga Liverpool dhe Arsenal gjashtë javë më parë”.
“Nuk është e lehtë të mbetesh në krye të tabelës deri në fund të sezonit”, ka thënë Conte.
Ky edicion sipas Conte është më i forti ndonjëherë në Premier League.