Kryeministri i Italisë do t’i kërkojë parlamentit të vendit zgjatjen e gjendjes emergjente për shkak të pandemisë COVID-19, deri në fund të janarit, derisa qeveria po mundohet të ndalojë rritjet e rasteve të cilat janë shënuar në vendet evropiane.
Gjendja emergjente e cila do të përfundonte në mes të tetorit, i jep fuqi më shumë qeveris, transmeton KOHA. Kryeministri Giuseppe Conte tha të enjten se do t’i kërkojë parlamentit zgjatjen e gjendjes.
“Do t’i propozojmë parlamentit zgjatjen e gjendjes emergjente, ndoshta deri në fund të janarit 2021”, ka thënë Conte, raporton The Guardian.
Italia, vendi i parë evropian që përjetoi shpërthim masiv të koronavirusit gjatë pranverës, menaxhoi përhapjen e infektimeve pas një mbylljeje totale mes marsit dhe majit.